Në platformën e Beogradit, veriu i Kosovës si Republikë Serbe?
Udhëheqja serbe duket se ka arritur një marrëveshje për platformën e re të bisedimeve me Kosovën dhe gjatë javës presidenti serb Timosllav Nikoliç do ta bëjë publike.Por mediat në Beograd shkruajnë se në këtë platformë kryesore është statusi për veriun e Kosovës , ku do të kërkohet që serbët në pjesën veriore të territorit të Kosovës të gëzojnë një lloj entiteti."Ky dokument kombëtar, i cili mund të ndikojë në fatin e Kosovës, ka marrë përkrahjen e plotë të udhëheqësve të partive në pushtet. Sipas burimeve tona jozyrtare, Serbia po lufton për një status sa më të gjerë dhe ideja është që veriu të marrë një autonomi të gjerë territoriale, apo një lloj entiteti, si Republika Serbeshkruan gazeta e Beogradit Novosti. Megjithatë në praktikë, shkruan gazeta atje nuk do të ketë institucione të Serbisë, por autonomi serbe."Platforma përfaqëson sugjerimet gjyqësore për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Nuk mund të ndërtojmë një platformë që në vend të shkojmë përpara bëjmë hapa prapa. Ne jemi në një situatë delikate prandaj duhet një zgjidhje konkrete" tha kryeministri serb Ivica Daçiç.