Kërcënon Daçiç: Ndërpresim bisedimet nëse shkelet marrëveshja e IBM

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se më nuk do të zhvillojë negociata me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, nëse nuk respektohet marrëveshja, që të mos paguhet doganë për mallin i cili mbetet në pjesën veriore të Kosovës."Nuk do të marr pjesë në negociata, nëse nuk respektohet ajo për të cilën jemi marrë vesh", u tha sot Daçiç gazetarëve në Beograd.Kryeministri i Serbisë tha se është absolutisht i pakënaqur me atë që po ndodhë aktualisht lidhur me marrëveshjen IBM.Ndërkaq Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se statusi i veriut të Kosovës si entitet në kuadër të pavarësisë së Kosovës nuk është pozicion në bisedimet për zgjidhjen afatgjate.“Nëse kemi humbur në luftë, ose do të zhvillojmë luftëra të reja ose do të bëjmë paqe”, ka thënë Daçiç.“Gjëja më e keqe na ka ndodhur gjatë qeverisjes së Tadiç e të Koshtunicës kur u shpall pavarësia dhe çfarë kemi bërë? Kemi djegur ambasadat dhe kemi dëbuar ambasadorët” shtoi ai.Daçiç ka thënë se në gjashtë muaj e parë të vitit të ardhshëm Serbinë do ta presë çështja e institucioneve serbe në veri. “Ne duhet të ndeshemi me këtë temë e jo gjithmonë dikush nga ne të kërkojë të pranojmë diçka. Ata propozojnë, e refuzoni ju”, tha për gazetarët Kryeministri serb.