Ivanoviç: Autonomia, e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës

Përfaqësuesi i serbëve të veriut të Kosovës Oliver Ivanoviç theksoi se autonomia është e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës.Ivanoviç theksoi se serbët e veriut në asnjë rrethanë e për asnjë kusht nuk do të integrohen në institucionet e Prishtinës, sepse nuk u besojnë atyre.“Prandaj, që kjo çështje të rregullohet duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, e kjo është dhënia e një autonomie për veriun e Mitrovicës. Autonomia për veriun, mendoj se do të ishte një zgjidhje që do të kënaqte serbët në veri. E kjo do të duhej të ishte e pranueshme edhe për shqiptarët , për shkak se me autonomi nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ashtu siç ia kanë frikën shumica e tyre” ka thënë Ivanoviç.Ai ka shtuar se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo, siç shprehet ai “gjatë këtij shekulli”