Rasti “Bllaca 2”, 54 vjet burg për të akuzuarit
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar sot Sadik Abazin me 12 vjet burg, Driton Hajdarin me 7 vjet Burg, Bekim Sylën 12 vjet, Shaban Sylën 8 vjet dhe Shpresim Ukën 15 vjet, të gjithë këta të përfshirë ne rastin “Bllaca 2”.Dënimi është shqiptuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen e Adem Salihajt, ndërkaq është hedhur poshtë akuza e tentim vrasjes ndaj Ismet Arifi për shkak të skadimit të afatit të parashtrimit të akuzës.Aktgjykimi është shpallur në prezencën e vetëm Sadik Abazit dhe Shaban Sylës. Të dënuarit e tjerë gjykata nuk ka arritur t’i sjellë në seancë. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një i vendit shpallën fajtorë 5 të akuzuarit për vepër penale vrasjen e Ibush Kllokoqit në gusht të vitit 1999, si dhe tentim vrasjen e Adem Salihajt.Avokatja mbrojtëse e Shpresim Ukës, i cili është dënuar me 15 vjet burg, Fehmije Gashi-Bytyqi aktgjykimin e sotëm e vlerësojë të padrejtë. Ajo tha se të gjithë avokatët mbrojtës do të apelojnë në shkallën e dytë.“Për neve si mbrojtje është një dënim shumë i madh kapital. Dhe që është më e keqja klienti im është denu me denimin më të madh. Ne sot paralajmëruam ankesë kundër këtij aktgjykimi dhe shpresoj që Gjykata Supreme do ta analizojë këtë çështje në mënyrë më objektive”, tha ajo.Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro kërkoj nga Trupi gjykues që të merret masa e arrestit. Kryetari i Trupit gjykues ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për të 5 akuzuarve në rastin i njohur si “Bllaca 2”.