Necas takon Daçiç: Dialogu, thelbësor

Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, ka qëndruar sot në Beograd ku ka takuar homologun serb, Ivica Daçiç.Necas ka theksuar mbështetjen e Republikës Çeke për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.“Jemi të vetëdijshëm se çështja e Kosovës është e ndjeshme për Serbinë, por vazhdimi i dialogut midis dy palëve është thelbësor. Unë e vlerësoj suksesin e arritur në muajt e fundit”, ka thënë Necas, raportojnë mediat serbe.Sipas tij, Serbia është një shtet për të cilin BE-ja ka shumë paragjykime dhe “kjo është arsyeja përse konstruktiviteti i Beogradit në dialog me Prishtinën është i rëndësishëm”.Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për të avancuar në procesin e integrimeve.Prishtina dhe Beogradi, në muajin tetor, kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.