Serbi, diskutohet platforma për Kosovën
Beogradi zyrtar vazhdon ta mbaj të fshehtë platformën për Kosovën ndërsa është shtyrë dhe diskutimi për ditën e sotme në Kuvendin e Serbisë.Gjatë orëve të natës ka përfunduar takimi i organizuar nga presidenti serb Timosllav Nikoliç që sipas mediave serbe është diskutuar për platformën për Kosovën.Pas takimit, i cili ka zgjatur katër orë, pjesëmarrësit e mbledhjes nuk kanë dhënë deklarata. Të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç, kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanoviç, e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.Më herët kryeministri serb Ivica Daçiç ka thënë se dokumenti duhet të diskutohet edhe një herë nga lidershipi i vendit, para se të dalë para shefave të grupeve parlamentare.Mediat në Beograd citojnë burimet nga Presidenca serbe të kenë thënë se platforma është gati dhe se do t'iu prezantohet shefave të grupeve parlamentare gjatë javës. Ajo që dihet deri tani është se kjo platform do të vendos për pozicionin e Beogradit në bisedimet me Prishtinën.Dy vendet tashmë kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimin e kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, tre herë në Bruksel. Bisedimet, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.