Presidenti malazes anulon vizitën në Beograd
Presidenti i Malit të Zi , Filip Vujanoviç ka anuluar vizitën e tij në Beograd si pasojë e motit të keq. Lajmi bëhet i ditur nga ppresidenca serbe e cila thekson se takimi mes presidentit serb, Tomisllav Nikoliç, dhe atij malazes, Filip Vujanoviç e parashikuar të mbahej sot është shtyrë.“Takimi ndërmjet dy presidentëve nuk do të ndodhë për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija atmosferike, që e kanë bërë të pamundur ardhjen e presidentit malazes në Beograd”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.Ndërkohë nga Podgorica nuk ka asnjë koment lidhur me këtë shtyrje, praandaj mund edhe të spekulohet që ka ndonjë arsye tjetër për mos udhëtim të Vujanoviçit në Beograd, pasi edhe kushtet atmosferike sot nuk ishin aq të këqija.Në takimin e presidentëve të vendeve të rajonit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, presidenti serb Nikoliç mungoi pas pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.