BB: Rritja ekonomike për 2013-ën do jetë 1.6 përqind
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 14:25
Rritja ekonomike në Shqipëri për këtë vit do të jetë 0.8 përqind ndërsa për vitin 2013 vendi ynë do të ketë një rritje prej 1.6 përqind.Kështu është shprehur Banka Botërore gjatë prezantimit të raportit periodik mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore.Sipas Bankës Botërore pavarësisht se rritja ekonomike në Shqipëri është e ulët ajo është më pozitivja në rajon.Gjithashtu BB thekson në raportin e saj se vendet e Evropës Juglindore ku përfshihet edhe Shqipëria aktualisht janë të ndikuar nga kriza financiare ndërsa rritje ekonomike ka shënuar ulje.Sipas Bankës Botërore tregjet financiare janë përmirësuar dukshëm ndërsa tregëtia ka treguar dobësi.