Ankand ose shitje për makinat e konfiskuara deri në 2010-ën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 13:54
Mjetet lundruese dhe automjetet e konfiskuara deri në 31.12.2010 do të largohen nga ambjeteve e komisariateve.Ministria e brendshme i jep zgjidhje këtij problemi me një projektligj të cilën e sollin për diskutim në komisionin e sigurisë dhe pas diskutimeve të shumta midis opozitës dhe mazhorancës ai u miratua vetëm me votat e kësaj të fundit.Kështu 4500 automjete dhe 250 mjete lundruese ose do të dalin në ankand, ose do te shiten për skrap.projekligji në komision u mbrojt nga zv ministri brendshëm Arben Ristani,duke hasur në kundërshtin e fortë të deputetëve të opozitës të cilët nuk e votuan.Ndërsa më pas komisioni vazhdoi punimet e tij me ndryshimin e memorandumit të bashkëpunimit me NATO-n.