Debate te "Integrimi",PD: 7 mijë të shkarkuar, mes tyre gra që s'janë kinge
Tirane- Nga salla e Kuvendit, përplasjet mazhorancë-opozitë për shkarkimet në administratë zbritën sot në Komsionin e Integrimit,ku ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ishte thirrur të raportonte në lidhje me shkarkimet në administratë.PD pretendon se me të marrë qeverinë mazhoranca e majtë PS-LSI ka shkarkuar 7 mijë punonjës të administratë. Por për qeverinë, të larguarit me status të nëpunësit civil janë vetëm 400.Sipas saj në Gjykatën Administrative janë 1200 ankesa, dhe 400 prej tyre kanë fituar të drejtën për tu rikthyer në punë.Për të rrëzuar këto shifra kryetarja e komisionit Majlinda Bregu paraqiti një shkresë të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ku tregohej se janë larguar 749 persona.Pjese nga debatet që u zhvilluan në komisionBregu: Informacionet që kemi janë 7 mijë qytetarë që janë larguar nga administrata. Janë flakur në rrugë mes tyre shumë gra që nuk janë kinge që nuk shkojnë në panair.Ndërhyn Balla replikon me Bregun Balla: Mëso të drejtosh një komision. Shko bëj ndonjë gjë tjetër.Bregu: Ul zërin. Nuk më intimidon me zë të lartëBalla: Nuk ke të drejtë të bësh konkluzione. Anjëherë nuk është drejtuar një komision më keq se sot. Ty të dëgjoj përditë. Sa herë të teket ty, fillon bën pyetjet dhe më pas bën konkluzionet. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikëBregu (qesh): Bëj propozimin për shkarkimHarito: Kam ardhur të raportoj në Komision dhe jo në PD. Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe I kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë. Shifra e vetme që kemi për shkarkimet vjen nga Gjykata Administrative. Ka munguar vullneti politik për të dhënë një bazë të saktë të dhënash për numrin e punonjësve të administratës.Në Gjykatën Administrative janë 1200 ankimime. 2/3 e cështjeve që janë gjykuar i ka fituar shteti. Flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë, dhe shteti do të respektojë vendimin e gjykatave. 120 ish punonjës kanë fituar gjyqin me bashkinë e Tiranës." u shpreh Harito.Bregu: Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka marrë në punë persona me kontratë të përkohshme pas shkurtit.Harito: Janë 68 kontrata të përkohshmeImami: Keni pastruar administratën dhe kjo nuk shkon me filozofinë e Rilindjes.Bregu ( pasi bën publike letrën e ministrit Nasip Naço ku tregohet se janë larguar 749 persona): Kjo është dy herë më e madhe se shifrat që raporton Harito.Harito: Komisioni Europian më ka njoftuar se ligji nuk zbatohej sepse nuk kishte akte nënligjore. Ju keni shkarkuar 14 mijë vetë nga puna. Fyle ju tha se ju mungon memoria.Bregu: Se mos ju përgënjeshtron zëdhënësi dhe thotë që e kishte me të dyja palët.Detaji: Në karriget e PD-së ulen zëvendësuesitSot në karriget e deputetëve të përhershëm të PD-së në këtë komision janë ulur zëvendësuesit. Si Albana Vokshi, Arben Imami. Kjo nuk ka kaluar pa u rënë në sy nga deputetët socialist. Deputeti Taulant Balla iu drejtua duke u thënë “Ju respektojmë se jeni të ftuar”