FOTOLAJM/ 5 Maji në Përmet, rikthehen "Pionerët e Enverit"
Permet- Në ditën e 5 Majit në Përmet janë rikthyer nderimet me grusht, simboli i sistemit komunist, që për 50 vite mbizotëroi në Shqipëri.
E ndërsa drejtuesit më të lartë vendor në këtë qytet, kryenin homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve, nxënësit e shkollave rikthyen sërish në kujtëse ata që dikur quheshin "pionierët e Enverit".
Pavarësisht faktit se ende nuk dihet se kush ka qënë ideator i kesaj historie, ajo që është e sigurt është që këta nxënës të cilët as e kanë idenë mbi atë çfarë po bënin, janë urdhëruar nga dikush, pasi pamja, qëndrimi dhe nderimi i tyre, është kryer në uniformë dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.
Gjatë ditës së djeshme në kuadër të 5 Majit në shumë qytete të vendit është rikthyer edhe portreti i Enver Hoxhës për të cilin nuk kanë munguar polemikat dhe madje përplasjet.



(Në foto fëmijët duke nderuar në varrezat e dëshmorëve të Përmetit)
/sg/ oranews online/