Itali, lidhet me litar e hidhet në plehra, fati shpëton nga vdekja shqiptarin
Firence- Fati ka shpëtuar nga vdekja një 34-vjeçar i cili është gjetur i lidhur brenda në një kosh plehrash në hyrje të qytetit italian.Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme 5 maj.Një banore e zonës teksa po shkonte të hidhte mbeturinat, ka dëgjuar disa zëra që vinin nga koshi. Fillimisht, mendoi se ishte ndonjë kotele. Më pas ka kuptuar se ishin zëra njerëzish. Ajo menjëherë ka lajmëruar policinë të cilët arritën ta shmangnin aksidentin.Mësohet se shkak mund të ketë qenë një prishje pazari.Personi (at) të cilët e kanë hedhur shqiptarin në koshin e plehrave duhet të kenë menduar se ai mund të kishte vdekur, ose pak kohë më vonë do të kishte përfunduar në makinën e plehrave.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërkohë që 34-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
(Ne foto: Koshi i plehrave ku shqiptari u gjet i lidhur)/sg/oranews online/