Ishte dënuar me 13 vjet burg, ekstradohet nga Greqia 35 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 19:28
Tiranë - Ekstradohet nga Greqia pasditen e sotme, i dënuari me 13 vjet burg, Julian Gega. 35 vjeçari nga Tirana, është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, e cila mbeti në tentativë.I deportuari nga Athina, Julian Gega, në bashkëpunim me Ardian Rexhepin dhe Erion Voda, kanë tentuar të trafikojnë 15,7 kg lëndë narkotike heroinë, drejt shtetit helen.Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, në pikën e kalimit kufitar "3 Urat", në Përmet, ku Ardian Rexhepi u arrestua në flagrancë.Pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i të kërkuarit Julian Gega, i cili iu dorëzua ditën e sotme Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Aeroportin Nënë Tereza.