Reshjet dëmtojnë prodhimet në Kurbin, fermerët ankohen për kanalet kulluese jofunksionalë

Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në rrethin e Kurbinit, duke bllokuar disa rrugë kryesore të fshatrave, por dhe përmbytje në tokat bujqësore.Kjo situatë problematike është shkaktuar nga bllokimi i kanaleve kulluese e për rrjedhojë ujrat kanë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke. Kjo situatë problematike në këtë stinë të mbjelljeve të kulturave bujqësore, ka dëmtuar mjaft prodhimet e fermerëve.Siç pohojnë dhe fermerët, si pasojë e reshjeve të dendura në këtë stinë, nuk premtohet për prodhim në kulturat bujqësore.