Nishani e Basha shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kasoruhos

Kreu i shtetit, Bujar Nishani dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Amik Kasoruho. Në faqet e tyre zyrtare në rrjetin social fb, Nishani dhe Basha kanë vlerësuar veprën dhe kontributin e shkrimtarit dhe intelektualit Kasoruho.NishaniLamtumirë miku i të gjithë shqiptarëve dhe bashkëpunëtori im i shtrenjtë, Amik Kasoruho,Nuk më besohet që nuk do jesh më mes nesh.Ishe njeri i rrallë, njeri i jashtëzakonshëm, Hero. Jo Hero i stisur. Hero i vërtetë. Hero që i shpenzove të gjitha çastet e jetës për një qëllim të madh; Për të mirën e vendit dhe popullit tënd.Të qëlloi ta kalosh pjesën më të madhe të jetës nëpër burgje dhe kampe internimi ku jetën dhe vdekjen i pate aq afër-e-afër.Por ishe i paisur me cilësitë më të mira që rrallë bashkohen tek një njeri i vetëm; Pate forcën, energjinë, dashurinë, ndjeshmërinë, dhemshurinë, dritën dhe vizionin, për të parë larg, për të mos u mposhtur kurrë nga vuajtjet, për të mos rreshtur asnjë ditë së punuari, për të mos ndalur asnjë çast së ndriçuari, për ta bërë të tërë rrugën vetë, për t'i përballuar po vetë tmerret e ferreve dhe purgatorëve që pate fatkeqësinë t'i vuash dhe meritën t'i përballosh. Prandaj lavdinë dhe mirnjohjen i ke plotësisht të merituara.Njerëz si ty, i dashur Amik, njerëz shpirtmëdhenj, zemërgjerë, mëshirëplotë që e kthejnë fatkeqësinë në shpresë, errësirën në dritë, robërinë në Liri, janë fort' të rrallë. Jeta jote, si jeta e të gjithë heronjve, nuk mund të ishte veçse tragjike, dhe largimi i tyre, veçse i lavdishëm.Ti nuk qe një vdekëtar i zakonshëm që pret me ankth dritë në fund të tunelit. Ti tunelin e errët e gërmove vetë, derisa dritën e solle. Ji i sigurt se vuajtjet dhe lodhjet nuk të ikën kot, se Shqiptarët do të kujtojnë gjithmonë.Se megjithse vuajte shumë, me jetën tënde heroike provove atë që aq bukur e thotë Mitrush Kuteli;"Atdheu mbetet i dashur edhe kur të vret".Nuk do kemi më mes nesh një martir të vuajtjeve dhe një të palodhur të punës, që si të gjithë njerëzit një ditë largohet.Por mund të ngushëllohemi.Ti Amik, na le pas një gjë të paçmuar, diçka të pavdekshme, një shembull të ndritur për brezat e ardhshëm.Të deshëm dhe të duam aq tepër, sa tash e tutje nuk do besojmë se je larguar, dhe as se ishe i sëmurë, por ngaqë ishe tmerrësisht i lodhur, ke vajtur për tu çlodhur, për të fjetur.BashaGjumë të ëmbël.Mezi presim të zgjohesh, i dashur Amik.Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i zotëri Amik Kasoruhos. Unë pata privilegjin ta njoh nga afër këtë burrë të mencur, të vuajtur por krenar, i përulur por i papërkulshëm në idetë e tij për lirinë, studiues, përkthyes dhe shkrimtar i spikatur.Amik Kasoruho ishte i kthjellët dhe vital, me ide unike për komunitetin, për shoqërinë e për kombin. Patriot i ndershëm që e donte shumë vendin, dhe bëri maksimumin që kish në dorë, duke u përpjekur cdo ditë.Ai e vuajti regjimin komunist por i bëri qëndresë deri në fund me letrat e tij. E jetoi demokracinë cdo ditë me ritmin e një djaloshi.Do të na mungojë zëri tij, përvoja e tij, dijet e tij.U prehsh në paqe Amik.