Lezhë, mulliri që daton prej shekujsh ende në punë, pronari: Dua të ruaj traditën e bukur të familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 20:27
Ky mulli i vjetër ndodhet në fshatin fshatin Troshan të Lezhës dhe është ndërtuar shekuj më parë.Edhe sot që jemi në shekullin XXI, ky mulli ruhet me kujdes ndërsa vazhdon ende bluarjen në mënyrë tradicionale.Kjo nuk është për të fituar, po për të kujtuar të kaluarën tonë, thotë Pjetër Ndreca, pronari i këtij mulliri. Ai shton se nuk do ta braktisë asnjëherë këtë mulli, të cilin thotë se do tju trashëgojë brezave, siç vepruan edhe të parët e tij.Ky mulli ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj, të cilët e kanë vizituar siç janë dhe këto të rinj Italianë. Duke parë rëndësinë e tij dhe vjetërsinë që mbart, Drejtoria e Monumentëve në Lezhë do të propozoj që ai të shpallet monument kulture.