Një Kokalari në Parlamentin Europian. Gara e Arbës me Partinë Moderatore në Suedi

Tiranë- Gara e ethshme e 25 majit për zgjedhjet e Parlamentit Europian do të ketë mes tyre edhe një shqiptare.27-vjeçarja shqiptaro-suedeze nga Gjirokastra, Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, është në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.Ishte vetëm 16– vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kanë një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.Për Kokalarin arsimimi është çelësi i barazisë gjinore, ku sipas saj gratë dhe vajzat duhet të jenë të mirëarsimuara.Ndërsa shprehet pro zgjerimit të BE, politikanja e re me origjinë shqiptare thekson se paralel me te duhen marre masa per luftimin e krimit te organizuar ne Europe, pasi sipas saj levizja e lire shfrytezohet nga organizata kriminale per te ushtruar veprimtarinë e tyre.Ndiqni intervistën dhënë nga 27-vjeçarja për Tonight Ilva Tare: