Nod, unaza që i’u jep fuqinë të "kontrolloni botën"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 21:19
Ne mund të vendosim Google Glass në kokë, një orë inteligjente në kyçin tonë të dorës, dhe telefonat tonë inteligjentë mund të kontrollojnë pothuajse gjithçka. Ajo që i bashkon këto pajisje është se ju duhet t’i mbani ose t’i prekni ata që të funksionojnë.Njihuni me pajisjen Nod. Nod është një unazë. Ju thjesht vendosni unazën në gishtin tregues, dhe do të keni aftësinë të kontrolloni çdo pajisje ose shërbim tjetër që lidhen me internetin, të gjitha nëpërmjet gjesteve. Nod do të ndërveprojë me telefonin tuaj, tabletin, Google Glass, orën, TV, kompjuterin, madje edhe me pajisjet shtëpiake.Nod lidhet me këto pajisje me anë të Bluetooth-it. Ajo ka aplikacionet e veta për të kontrolluar pajisjet Nest, GoPro, Roku dhe televizorët e rinj LG.Nod do të funksionojë me të gjitha sistemet operative, që nga pajisjet Belkin WeMo deri tek Windows, ka edhe një API të hapur, kështu zhvilluesit mund të krijojnë aplikacionet e tyre që mund të kontrollohen vetëm nëpërmjet gjesteve. Porositjet e kësaj pajisje do të fillojnë në vjeshtë, për 149 dollarë.
Marrë nga Krokodili.al