Greqi, sekuestrohen 186 kg marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 20:06
Greqi - Sekuestrohen 186 kg marijuanë nga tre operaciont e kryera nga policia greke. Në operacionin e parë, në Igumenicë u kapën 160 kg drogë. Policia greke vuri nën pranga 25 vjeçarin nga Shqipëria, të cilit iu gjetë droga në automjet.
(Në foto: Makina në të cilën u gjet droga)Në operacionin e dytë në Nea Selefkia, policia greke bëri me dije se është arrestuar një shqiptar, 38 vjeç, i cili iu sekuestruan 6 kilogramë marijuanë.Ndërsa 21 kg marijuanë policia e shtetit helen, i gjeti në një çantë të braktisur në kufirin e Janinës, në aksin rural Theotoko – Aetomilitsa.