Nishani-Grasso: Bashkëpunim në kuadër të projektit TAP
Tiranë - Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim Kryesenatorin italian, Pietro Grasso, ku shprehën bashkëpunimin e tyre në kuadër të projektit TAP. Presidenti i Senatit, Pietro Grasso, garantoi mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të saj në Ballkan.“Mbështetja e integrimit evropian të Shqipërisë, që është pjesë e strategjisë italiane, e cila lidhet me nevojën e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, që përbën një interes të përbashkët. Italia mbetet realisht një mbështetëse e bindur e këtij misioni.”, është shprehur Presidenti i Senatit Italian, Pietro GrassoDuke e konsideruar Italinë si një avokate të integrimit , Presidenti Nishani, theksoi rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor dhe integrimit europian.“Shpreh rëndësinë e partnerëve tanë në përpjekjet për ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin evropian, ndër të cilët, Italia luan një rol parësor të pazëvendësueshëm, se për këtë arsye e kemi konsideruar avokaten tonë të integrimit.”, ka thënë Nishani.Gjithashtu zgjerimi i investimeve në sektorin e energjetikës dhe bujqësisë, ishte një ndër temat e diksutuara gjatë takimit. Theksi u vu edhe tek bashkëpunimi i insitucioneve shqiptare dhe italiane për luftën ndaj krimit, si dhe të bashkëpunimit ekonomik, politikë dhe kulturor mes dy evndeve.