Incidenti/ Pako me drogë ambasadorit shqiptar në Stockholm të Suedisë

Stokholm- Një pako me kanabis ka përfunduar aksidentalisht në ambasadën shqiptare në Stockholm të Suedisë.Në fakt pakoja me kanabis kishte destinacion një laborator policie, por një ngatërresë në numrat postarë ka bërë që pakoja të përfundonte në dorë të ambasadorit shqiptar në Suedi.Mediat vendase të cilat kanëbërë publike lajmin kanë treguar se polici kishte ngatërruar adresën postare megjithëse kishte , ndonëse me këtë punë merrej prej 7 vitesh.Shoferi i ambasadës që kishte marrë pakon, kishte dyshuar fillimisht se ishte se ishte më e madhe se herët e tjera megjithatë ia kishte dorëzuar ambasadorit.Brenda pakos ishin dy qese të mëdha të etiketuara si kanabis dhe tre qese të tjera më të vogla të cilat ishin etiketuar si pluhur.Kur policia kishte shkuar për të bërë verifikimet kishte kuptuar se pakoja i përkiste skuadrës së saj dhe kishte destinacion një laborator kriminialistik.Nga ana e saj ambasada shqiptare është shprehur e rezervuar.“Meqënëse institucionet përkatëse suedeze kërkuan ndjesë për këtë gabim, ne e konsiderojmë incidentin të mbyllur dhe nuk kemi komente të tjera mbi këtë çështje”, ka reaguar zëdhënësi i ambasadës shqiptare në Suedi.Sipas policisë pavarësisht problemeve të postimit, në këtë rast fajtor ishte nënpunësi i policisë i cili merrej me dërgimin e këtyre pakove në laborator.