Gjuha shqipe, Rrokaj: Shteti të investoj për standartizimin e saj
Tiranë- Shteti duhet të investojë më shumë për standartizimin e gjuhës shqipe. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, Shezai Rrokaj, në intervistën përballë gazetarit Edvin Peçi, në Ora News, kërkon në këtë mënyrë mbështetjen mbi tre aspekte, edukim, media dhe administratën e shtetit. Ai theksoi se mungesa e një kulture historike mbi përdorimit të standartit dhe prapambejtja e gjithëanshëme kulturore, janë arsyet kryesore të problemit të deformimit gjuhësor, e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje.
“Burokracia e shtetit, shkolla dhe media duhet të njohin mirë gjuhën e shtetit. Shkolla me mënyrën e ndërtimit të teksteve dhe mësimdhënies. Shteti duhet të paguaj më shumë, duhet të investojë më shumë për adminitsratën, për shkollën, me trysnin e tij në të gjithë rrafshin e krijimtarive, deri tek ligjet që ndalojnë gabimet gjuhësore, që bëhen nga shtëpitë botuese, nga reklamat etj. Sot nuk mund të kemi luksin e dy standarteve, duhet të kemi një standart se dhe kombi po shkon drejt njësimit. Por që të kemi një standart, duhet që ai të jetë i aftë të përthithë të gjithë elementët e gjuhës”, tha Rrokaj.Lidhur me letrën drejtuar kryeministrit Rama nga intelektualët, për problemin e gjuhës shqipe, dekani Shezai Rrokaj, u shpreh se zgjidhja nuk mund të gjendet tek politikë-bërja. Rrokaj theksoi se ky problem duhet të ngrihet mbi konceptet krahinore, duhet të diskutohet në cilësinë e ekspertit.