Toponimet, Radhë të gjata në Kapshticë, pala shqiptare dy sportele
Korçë- Radhë të gjata, mungesë personeli, humbje durimi, pritje të gjata dhe bori makinash. Kjo ka qenë panorama në orët e mëngjesit dhe paradites në pikën kufitare me shtetin grek, Kapshticë.Ndërsa emigrantët shqiptarë ishin dyndur drejt shtetit helen, pasi sot ishte dhe afati i fundit i lënë nga shtetit grek lidhur me toponimet, dogana shqiptare duket se e ka neglizhuar këtë fakt, si rrallë ndonjëherë pasi në të shumtën e rasteve problemet janë hasur në palën greke.Vetëm dy sportele ishin vënë në dispozicion për pritjen e emigrantëve nga pala shqiptare, ndërsa nga ajo greke tre.Në shenjë proteste, emigrantët filluan tu binin borive, çfarë detyroi drejtuesit e doganës të shtojnë numrin e sporteleve, duke e çuar në katër.Ministria greke e Rendit njoftoi rreth 3 javë më parë se do të lejonte lëvizjen e emigrantëve që kanë probleme me toponimet, me rastin e festës së Pashkëve, nga data 13 prill deri më 5 maj. Lajmi u publikua prej ministrisë greke dhe më pas u dërgua në pikat kufitare që lidhin Greqinë me Shqipërinë.