Berlusconi shpall fejesën e tij me 28 vjeçaren Francesca Pascale

E ndërsa Mario Monti është duke marrë vendime per ndryshimet e procedurave te zgjedhjeve ne vend Berluskoni pervec deklarates se tij para disa ditesh per nje kandidature te re, ka njoftuar per mediat edhe fejesen e tij me 28 vjeçaren Francesca Pascale.Manjati 75-vjecar eshte divorcuar në vitin 2008 nga gruaja e tij e dytë, e cila e la atë pas një mori të zbulesave dhe denoncimeve per festa agresive me femra shume me të reja, ai vendosi të "lidhet" përsëri me rreth 47 vjet indiference moshe me Francescën."Më në fund ndjihem më pak i vetmuar", ka thënë Berlusconi gjate një deklarate për fejesën.Nderkohe kryeministri aktual Monti, ne deklaratat e tij la të kuptohet se vendi ka nevojë për fryma te reja. Vendi është në një gjendje të sigurtë", por tani është nevoja më shumë për njerëz të kualifikuar, me njohuri, të aftë për të shpjeguar ndryshimin dhe të jenë në gjendje ta drejtojnë atë," tha Kryeministri teknokrat italian."Unë shpresoj që në vitin 2013 Italia te mundet të shoh sërish një vizion konkret të zhvillimit dhe të shikojmë në të ardhmen me shpresë, dhe jo me frikë", tha ai.Të hënën pasdite Mario Monti do të kryesojë kabinetin e Ministrave qe pritet të miratojë thjeshtimin e procedurave për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.Kreu i qeverisë italiane, megjithatë, nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë drejtpërdrejtë në fushatën zgjedhore si një kandidat për Kryeministër.Shtypi italian raporton se ai mund të propozojë në forcat politike kryesisht Qendrës Kristiano Demokrate një "axhendë politike" me pikat kryesore të programit, nga të cilat kushdo që do ta vendos në prioritetet politike te tyre mund të siguroj një mbështetje indirekte të ekonomistit italian dhe kryeministrit Mario Monti.Megjithate vendimi përfundimtar, është e sigurtë se do të shpallet te shtunën e ardhshme.