Opozita siriane përgatitet për rënien e Assadit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 11:06
Opozita e Sirisë ka formuar një grup për të ruajtuar rendin në institucionet qeveritare, nëse presidenti Bashar al-Assad bie nga pushteti.Ish-kryeministri Riyad Hijab është zgjedhur në krye të ekzekutivit prej shtatë-anëtarësh, i cili do të menaxhojë me Asamblenë e Lirë Kombëtare, të njohur nga 114 vende si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.Kundërshtarët e Assadit kanë luftuar për formuar një front të bashkuar, për t’i dhënë fund sundimit 42-vjeçar të familjes së tij.Mbi 40,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në konfliktin 20-muajsh midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.