Siri, sulmohet kampi i refugjatëve

Një kamp refugjatësh palestinezë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është sulmuar nga avionë luftarakë, duke shkaktuar një sërë viktimash.Bilanci i të vdekurve apo të plagosurve ende nuk është i qartë. Përveç palestinezëve, kampi i al-Yarmouk strehon edhe sirianë, që i janë larguar luftimeve në pjesë të tjera të kryeqytetit.Kjo ishte hera e parë, që kampi në fjalë goditet, që nga fillimi i rebelimit, marsin e vitit 2011. Yarmouk është kampi më i madh i refugjatëve palestinezë brenda Sirisë.