SHBA, kërkon të “mbledhë” armët

Dianne Feinstein është e para  senatore demokrate që ka deklaruar se do të paraqesë në mbledhjen e Kongresit Amerikan në janar një projektligj që ndalon armët e sulmit.  Çështja e kontrollit të armëve del në pah sa herë që ndodh një vrasje masive në Shetetet e Bashkuara.Lind pyetja: a do të bëhet tragjedia shtysë për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve? Deri tani, përgjigja është jo. Por masakra  në Shkollën Fillore Sandy Hook të Neëtonit në shtetin Connecticut, me numrin më të lartë të viktimave fëmijë në historinë  e SHBA-ve ka sjellë përsëri në qendër të vëmendjes debatin lidhur me kontrollin e armëve.Megjithë tragjeditë e ngjashme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, kundërshtimi për rregulla më të forta për armët ka provuar se nuk ka qenë tepër i fortë. Më shumë se një e treta e amerikanëve kanë armë dhe sa here që qeveria propozon ta forcojë autoritetetin federal për këtë çështje, ekzistojnë mëdyshje të mëdha.Argumenti që japin përkrahësit e mbajtjes së armëve se armëmbatja ka të bëjë me themelin e lirisë, si dhe me mundësinë e nevojshme të individit për t'u vetëmbrojtur, që qenë siç duket mjaft bindës për të ulur entuziazmin e disave për ndryshim në qëndrimin ndaj kësaj çështjeje.Të premten, kur ndodhi ngjarja, presidenti Obama me lot në sy tha se ka ardhur koha që të merren masa kuptimplote për të parandaluar tragjedi të kësaj natyre.Megjithatë, shumë mbrojtës të së drejtës për të mbajtur armë këmbëngulin se në momente e tragjedive të kësaj natyre, nuk duhet përqëndruar vëmendja tek kontrolil i armëve, ngaqë problemi qëndron në fakt tek problemet mendore të këtyre individëve.Diçka është e sigurtë, se në javët që do vijnë, të dyja partitë në Ëashington do ta ndjekin me kujdes opinionin e publikut për çështjen  e kontrollit të armëve  dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane lidhur me armëmbajtjen, si dhe do të përpiqen të përcaktojnë nëse masakra e së premtes ishte një tragjedi, e cila do të ketë një ndikim në afat të gjatë.