Kryeministri i Japonisë pranon humbjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 17:12
Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe ka thënë se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.Exit-pollet kanë treguar se Partia Liberal Demokratike ka fituar shumicë rreth 310 deputetë nga 480 deputetë që ka Dhoma e Ulët e Parlamentit apo Diet-i.Liberal-Demokratët kanë sunduar Japoninë për dekada deri në vitin 2009, kur kanë humbur zgjedhjet.Disfata e Nodës ndodh për shkak të pakënaqësive me rënien ekonomike dhe trajtimin e fatkeqësisë natyrore në Fukushima.Lideri i Liberal-Demokratëve, Shinzo Abe, pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë. Ai ka shërbyer në këtë post edhe nga viti 2006 deri me 2007, kur ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore.