Japoni, zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme
Dhjetëra miliona japonezë i drejtohen të dielën kutive të votimit, për të zgjedhur se cili do të jetë drejtuesi i ardhshëm i vendit.Partia Liberal Demokratike parashikohet të humbasë në zgjedhje përballë demokratëve, pas vetëm tre vitesh të drejtimit të shtetit pas pothuajse 50 vitesh në opozitë të pandërprerë, ndërsa ish-kryeministri Shinzo Abe duhet të rikthehet në kreun e ekzekutivit japonez.Shtrenjtimi i kostos së jetesës, debati mbi energjine bërthamore dhe marrëdhëniet problematike me Kinën janë ato që po i kushtojnë më shumë në popullaritet qeverisjes aktuale të Yoshihiko Nodës.Sondazhet parazgjedhore kanë treguar njëkohësisht se numri i të pavendosurve dhe atyre që nuk do të votojnë, për shkak të zhgënjimit tek politikanët vendas, është më i lartë se kurrë.Një prej vendeve me mirëqënien më të lartë në botë, ekonomia japoneze zbriti në vendin e tretë në botë në 2011-n, pasi u kalua nga Kina, përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto.Rënia ndërkombëtare e fuqisë blerëse, shkatërrimet e tërmetit dhe tsunamit të marsit 2011, borxhi i lartë kombëtar dhe masat shtrënguese në buxhet, kanë ndikuar në një rënie të thellë ekonomike gjatë këtij viti, që ka ngjallur një pakënaqësi të thellë popullore ndaj qeverisjes aktuale.