Japoni, Liberal-Demokratët fitojnë zgjedhjet
Partia Liberal Demokratike e Japonisë mori pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare të së djelës, duke krijuar kështu mundësinë për konservatorët dhe aleatët e tyre të formojnë një qeveri të re që pritet të ndjekë një program shumë të rreptë sigurie dhe të miratojë reforma drastike në ekonomi.Kjo parti, që dikur dominonte politikën japoneze, do të rimarrë pushtetin pas tre viteve qeverisjeje të qendrës së majtë, duke kthyer në pushtet ish kryeministrin Shinzo Abe.Sondazhet përfundimtare treguan se LDP-ja kishte fituar rreth 300 vende dhe se partia në koalicion me ta kishte fituar rreth 30 vende të Dhomës së Ulët të parlamentit japonez, me 480 anëtarë.Kjo mund të sigurojë një shumicë prej dy të tretash, e mjaftueshme për të mbizotëruar ndaj Dhomës së Lartë, ku Partia Demokratike e Japonisë është partia me më shumë anëtarë.