Japoni, partia e Yoshihiko Nodës humb zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 14:48
Exit-pollet tregojnë se Partia Liberal Demokrate e Japonisë ka fituar shumicë të qartë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke lënë prapa partinë e kryeministrit Yoshihiko Noda.Partia pritet të sigurojë 310 vende nga 480 që ka gjithsej Dhoma e UIët e Parlamentit.Ajo ka sunduar Japoninë për dekada të tëra deri më 2009, kur ka humbur zgjedhjet.Lideri i liberal-demokratëve, Shinzo Abe, një nacionalist i vendosur, është zotuar se do të vërë "diplomacinë e dobët" të Japonisë në baza të forta.Rigjallërimi i kësaj partie lë të kuptohet se votuesit nuk janë të kënaqur me punën e demokratëve pas tre vjetësh në pushtet.