SHBA,Obama takohet me familjet e viktimave në Njutaun
Presidenti i Shteteve të Bashuara, Barak Obama, është zotuar se do të përdorë gjithë pushtetin e tij që tragjedi të tilla si ajo e të premtes që u mori jetën 20 fëmijëve dhe 6 të riturve në një shkollë fillore të mos përsëriten më.Obama u takua mbrëmë me banorët në qytetin verilindor Njutaun të Kënektikatit, ku një person i armatosur vrau 26 persona. Ai u tha njerëzve të mbledhur për një ceremoni mortore se ata nuk janë vetëm në dëshpërimin e tyre. Ai tha se njerëzit në gjithë vendin mbajnë zi sëbashku me ta.Presidenti tha se shumë pyetje janë ngritur në mbarë vendin pas këtyre të shtënave në masë dhe ai vuri në dukje se ky është incidenti i katërt i këtij lloi që kur ai filloi mandatin e tij të parë të presidencës katër vjet më parë.Më herët, presidenti u takua privatisht me familjet e atyre që humbën të dashurit në shkollën fillore Sendi Hut dhe falenderoi ata që iu përgjigjen të parët kësaj tragjedie.Ndërkohë, policia e shtetit Connecticut tha se lista e fëmijëve që u vranë përfshin emrat e 12 vajzave dhe të 8 djemve - të gjithë nxënës në klasën e parë, të moshës 6 ose 7 vjeçare. Të gjashtë të rriturit ishin femra.Dhimbja është e dukshme kudo. Gjatë natës, njerëzit qëndruan së bashku në momente lutjesh, të heshtur e të mbytur në lot. Edhe emisioni televiziv Saturday Night Live nderoi viktimat.Robbie Parke, babai i një prej viktimave, përshkroi herën e fundit që ai pa vajzën e tij, Emile."Ajo më tha “Të dua fort”, unë pastaj e putha dhe dola nga shtëpia" tha ai.Emile ishte vetëm një prej 20 fëmijëve viktima të sulmit. Të gjithë ishin nxënës në klasën e parë, gjashtë ose shtatë vjeç.Të vrarë mbetën gjithashtu gjashtë të rritur. Midis tyre Victoria Soto, mësuesja 27 vjeçare, që duket të ketë humbur jetën ndërsa përpiqej për të fshehur dhe për të shpëtuar nxënësit e saj, drejtoresha e shkollës si dhe psikologia. Të dyja të martuara dhe me fëmijë."Drejtoresha e shkollës po vraponte drejt personit të armatosur për të mbrojtur nxënësit e saj. Ashtu si edhe psikologia" deklaruan fëmijët e mbijetuar.Detaje të zymta nga mjeku ligjor shkaktuan një tjetër tronditje për komunitetin. Ai tha se disa fëmijë ishin qëlluar më shumë se 11 herë.''Është ndoshta rasti më i rëndë që kam parë'' tha ai.Detaje të reja vazhdojnë të dalin edhe mbi 20-vjeçarin Adam Lanza, personin e armatosur rëndë që u fut në shkollë me forcë, duke thyer xhamin në hyrje të ndërtesës. Sipas hallës së tij, Marsha Lanza, Adami kishte qenë nxënës në shkollën fillore Sandy Hook dhe nëna e tij punonte atje si asistente.''Ajo më kishte thënë se filloi t’i jepte atij mësim në shtëpi pasi kishte patur probleme me shkollën, por nuk jam 100 për qind e sigurt për detajet'' tha ajo.Babai i Adam Lanza-s publikoi një deklaratë, ku thuhej: “Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen tonë. Nuk arrijmë ta besojmë atë që ndodhi dhe po përpiqemi të gjejmë çdo përgjigje që mundemi.”Por për të mbijetuarit do të mbetet vetëm kujtimi i një dite dhimbjeje dhe imazhesh terrori. Ben Paley, një dëshmitar 9-vjeçar tha: 'Mësuesja ime shpëtoi një jetë, dhe ajo gjithashtu telefonoi burrin e saj, i cili njoftoi policinë.''