Verikoreanët kujtojnë Kim Jong Ilin

Në Korenë e Veriut është shënuar përvjetori i parë të vdekjes së liderit shumëvjeçar, Kim Jong Il.Ceremonia e përkujtimit së liderit Kim Jong Il është drejtuar nga djali i tij, lideri aktual Kim Jong Un, me pjesëmarrjen e mijëra zyrtarëve të tjerë.“Nuk ka pasur asnjë lider tjetër, i cili ka vdekur në një udhëtim me tren, për të kryer detyrat e tij, pa pushim dhe me entuziazëm”, ka thënë Un.Zyrtarët në kostume të zeza, si dhe ushtarakët në uniformë janë mbledhur në qendër të Phenjanit.Kim Jong Il ka sunduar vendin komunist për 17 vjet dhe ka vdekur pas një ataku kardiak më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Drejtimin e pushtetit e ka marrë djali i tij më i ri, Kim Jong Il.