Afganistan, dhjetra viktima në incidente të ndryshme
Dy punonjës afganë u vranë dhe të paktën 12 të tjerë u plagosën në shpërthimin e sotëm në kryeqytetin afgan. Talebanët morën përgjegjësinë për një shpërthim që ndodhi gjatë ditës së sotme në Kabul, në një kompleks ndërtesash, pronë e një kontraktori ushtarak amerikan.Një zëdhënës taleban tha se sulmi vetëvrasës me bombë kishte si objektiv kompaninë amerikane Contrack, që punon për sigurinë e forcave ushtarake dhe ndërton mjedise për bazat ushtarake. Në një tjetër incident me dhunë sot, 10 vajza të moshës 9 deri në 13 vjeçare u vranë në provincën Nangarhar.Autoritetet thanë se ato ishin duke mbledhur dru për ngrohje, kur shpërtheu një minë toke. Pas dekadash me luftë, në Afgansitan gjenden shumë mina të tilla, të fshehura në fusha dhe në zonat rurale.Gjenerali John Allen, komnadant i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, ofroi ngushëllimet tij për familjet. Ai tha se Afganistani është një nga vendet më të minuara të botës.