Kerry në krye të diplomacisë amerikane?!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vendosur të emërojë senatorin John Kerry në postin e sekretarit amerikan të shtetit, raporton CNN.Nëse konfirmohet nga Senati, Kerry do të zëvendësojë Hillary Clintonin, e cila planifikon të largohet nga detyra.Kerry, senator nga Masaçusetsi dhe kandidat presidencial i Partisë Demokratike në vitin 2004, shquhet për përvojën e tij dhe aftësitë e ndërtimit të marrëdhënieve.Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar lajmin për emërimin e tij.Javën e kaluar, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ka tërhequr emrin e saj nga shqyrtimi për postin e sekretares së shtetit.Ajo ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për këtë detyrë.