Izrael, Lieberman dorëzon zyrtarisht dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 13:32
Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij, për shkak të akuzave për shkelje të besimit.Dy ditë më parë, ai ka paralajmëruar dorëheqjen, duke thënë se do të largohet për të vërtetuar se është i pafajshëm.Javën e kaluar, prokurori i përgjithshëm i Izraelit e ka akuzuar atë për shkelje të besimit, mashtim dhe pastrim parash.Lieberman mohon çdo akuzë dhe thotë se do të pastrojë emrin e tij dhe të kthehet në politikë pa vonesa.