BE: Hapa të vegjël për shpërtimin e bankave në Eurozonë

Një fond për bankat e falimentuara, një fond solidar për shpëtimin e shteteve në krizës dhe marrëveshje për reformën e bashkimit monetar janë elementet bazë për të cilat u ra dakord në samitin e BE-së.Presidenti i Këshilli të BE Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Barroso, kishin bërë shumë plane për takimin e para-Krishtlindjeve në Bruksel.Ata kishin idenë të krijonin një fond barazpeshimi financiar, i cili do të absorbonte të ashtuquajtuarat goditje asimetrike, pra dallimet ekstreme ekonomike mes vendeve të Eurozonës.Një sistem ky i ngjashëm me sistemin e barazpeshimit mes shteteve federale në SHBA dhe qeverisë në Uashington. Por ky plan u hodh poshtë, sidomos prej shteteve qe u duhet të paguajnë më tepër në arkat e këtij fondi.Kancelarja gjermane Angela Merkel u preu rrugën Van Rompuy dhe Barrosos. Merkel tha pas takimit se ajo mund të përfytyrojë një Fond të vogël Solidariteti me të cilin të shpërblehen vendet që i reformojnë sistemet e tyre ekonomike dhe sociale sipas direktivave të Evropës, por jo një fond barazpeshimi financiar.Franca, Italia dhe Spanja e shohin Fondin vogël Solidaritetit si një hap të parë. Ky duhet të pasohet dikur nga hapi i dytë drejt një sistemi të drejtë kompensimi dhe transferimi brenda bashkimit monetar.Vitin e ardhshëm do të diskutohet për tema të tilla si borxhet e vjetra dhe huamarrja e përbashkët për obligacionet në euro, edhe pse kancelarja Merkel dëshiron ta shmangë këtë.