Japoni, protesta kundër programeve bërthamore

Qindra vetë protestuan në Tokio kundër programit bërthamor të vendit, në prag të zgjedhjeve të para pas fatkeqësisë së Fukushimës.Anëtarë të Partisë së të Nesërmes, një grupim i ri në skenën politike të Japonisë, u bashkuan me protestuesit e mbledhur, për të shënuar shkrirjen e reaktorëve të uzinës së Fukushimës, vitin e kaluar.Kryetari i Partisë së të Nesërmes e ka mbështetur fushatën mbi platformën e mbylljes së të gjithë reaktorëve bërthamorë, brenda një dekade.