Masakra në SHBA, Obama sot tek familjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të qëndrojë sot pranë shkollës në Konektikat, ku të premten një person i armatosur ka vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.Obama pritet të takojë familjet e viktimave dhe të bisedojë me to.Autoritetet në Konektikat kanë publikuar emrat e viktimave dhe moshën e tyre.Bëhet fjalë për dymbëdhjetë vajza dhe tetë djem të vrarë – të moshës 6 dhe 7 vjeç – si dhe për gjashtë pjesëtarë të stafit të shkollës, të gjitha femra.Sulmuesi Adam Lanza ka vrarë nënën e tij, Nancy Lanza, para se të kryente masakrën në shkollë dhe më pastaj të vriste veten.Nga hetimet e fundit raportohet se ka qënë vetë e ëma e agresorit, e cila mbeti gjithashtu e vrarë, që i ka mësuar përdorimin e armës djalit të saj.Detaje të reja dalin në dritë pas masakrës në shkollën fillore  “Sandy Hook” në Konektikat, SHBA, ku humbën jetën 26 persona, 20 prej tyre fëmijë.Mediat ndërkombëtare kanë publikuar emrat dhe disa fotografi të fëmijëve që humbën jetën. Të gjithë i përkasin moshës nga 6 deri në 7 vjeç.Identifikohen viktimatFëmijëCharlotte Bacon, 6Daniel Barden, 7Olivia Engel, 6Josephine Gay, 7Ana Marquez-Greene, 6Dylan Hockley, 6Madeleine Hsu, 6Catherine Hubbard, 6Chase Kowalski, 7Jesse Lewis, 6James Mattioli, 6Grace McDonnell, 7Emilie Parker, 6Jack Pinto, 6Noah Pozner, 6Caroline Previdi, 6Jessica Rekos, 6Avielle Richman, 6Benjamin Wheeler, 6Allison N. Wyatt, 6Të rriturRachel Davino, 29Daën Hochsprung, 47Anne Marie Murphy, 52Lauren Russeau, 20Mary Sherlach, 56Victoria Soto, 27Sipas autoriteteve mjekësore, viktimat janë qëlluar disa herë nga agresori Adam Lanza. Policia ka thënë se ka gjetur “prova të mëdha”, për të cilat shpreson se do t’iu japin përgjigje motiveve të sulmit. Vijojnë hetimetNdërkohë autoritetet amerikane ende nuk kanë konfirmuar motivet e autorit të masakrës në një shkollë fillore dje në Konektikat. Policia tha se autori i sulmit ka hyrë me forcë në mjediset e shkollës, para se të qëllonte me armë zjarri në drejtim të nxënësve.Qindra vetë u mblodhën dje në një kishë në qytet për të nderuar kujtimin e të vrarëve, ndërkohë që mbarë vendi është tronditur nga ngjarja. Presidenti Obama u shpreh në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se çdo prind në Amerikë ka sot një zemër të rënduar nga dhimbja. Ai bëri thirrje për masa reale për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.Hollësitë mbi incidentin në shkollën fillore Sandy Hook në Njutaun të Kënektikatit vashdojnë të dalin. Policia po vazhdon të identifikojë viktimat dhe po heton motivet e krimit. Policia tha se autori i krimit është 20 vjeçari Adam Lanza i cili ishte veshur me një jelek anti-plumb dhe ishte i armatosur me tre armë gjysmë-automatike përfshirë një pushkë kur hyri në shkollë dhe vrau 26 persona, 20 prej të cilëve ishin fëmijë.“Të gjithë ishin të frikësuar, qanin dhe në fakt unë isha e tronditur”, tha 8 vjeçarja Alexis Wasik.Brenda 10 minutave ekipet e para të forcave speciale SWAT arritën në vendin e ngjarjes. Policia ndihmoi mësuesit e shkollës t’i nxjerrin qindra fëmijë nga shkolla dhe t’i strehojnë ata në një stacion të zjarrëfiksave aty pranë.“Policët na thanë t’i mbyllnim sytë dhe të vraponim”, tha 9 vjeçari Ben Paley.Pas njoftimeve për incidentin, presidenti Obama u njoftua mbi ngjarjen ndërkohë që policia kishte zbuluar skenën e dytë të krimit. Nëna e autorit të krimit Nancy Lanza, e cila besohet se ka punuar në shkollën Sandy Point, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.Policia tha se Adam Lanza ka vrarë nënën e tij para se të shkonte në shkollën fillore Sandy Point ku vrau 26 persona, shumica prej tyre fëmijë. Më pas ai vrau veten.Pak kohë pas ngjarjes, presidenti Obama iu drejtua vendit me një fjalim.“E di që nuk ka asnjë prind në Amerikë që nuk ndjen të njëjtin pikëllim që ndjejë edhe unë. Shumica e atyre që kanë humbur jetën janë fëmijë të bukur nga mosha 5 deri 10 vjeçare”, tha presidenti Obama.Ky është sulmi i dytë në shkollat amerikan që ka shkaktuar numër të madh viktimash. Gjatë një sulmi me armë në vitin  2007 në Universitetin Teknik të Virxhinias u vranë 32 persona.

Debati për mbajtjen e armëve në SHBANë SHBA të gjithë janë të tronditur nga masara  që bëri 20 vjeçari Adam  lanza ndërsa  iu morri jetën 27 personave përfshirë  këtu 20 fëmijë të moshës 5 deri në 10 vjeç.I veshur me të zeza dhe një jelek ushtarak  i armatosur rëndë ai  hyri në shkollën fillore neë qytezën e qetë duke vrarë brenda pak minutash 26 persona.  E ndërsa hetuesit nuk duan të spekullojnë për motivet,  në mediat amerikane shkruhet se një ditë para masakrës ai kishtë bërë debate me katër  mësues  të shkollës Sandy Hook.Hetuesit thonë se ai ka vrarë të ëmën, mësuese në profesion, por jo pjesë e stafit te Sandy Hook dhe më pas i është drejtuar shkollës,mëngjesin e së premtes. Dy pistoleta u gjetën në shkolle dhe një gjysmë-automaik i kalibrit 223, në një makinë që ndodhej në parkimin e shkollës.   Arma 223 bushmaster e cila ishte model gjysme automatik i dizenjuar për përdorim ushtarak kishte një vlerë prej 1040 dollarsh. Ndërsa pistoleta Glok 9 mm e cila qëllonte 5 plumba bë sekondë kushtonte nga 520-620 dollarë. Arma e tretë, psitoleta Sig Sauer 9 mm mund të blihej për 650- 950 dollarë.  Armët  ishin blerë me leje nga e ëma e Lanza-s, Nancy.Pas tragjedisë në SHBA është hapur debat i fortë për ligjin e mbajtjes së armëve të zjarrit.  Në SHBA është shumë e lehtë të marrësh një armë, kjo e bazuar në Kushtetutë që cilësohet si e drejtë e individit.  Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për veprime të rendesishme kundër krimeve me armë, pas masakrës në shkollën fillore në Connecticut, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë. Kjo renditet si ngjarja e dyte me e rende ne Shtetet e Bashkuara, pas asaj ne Virxhinia Tek, në 2007 ku u vrane 32 persona.Po kush është  autori i masakrës? "The New York Times" shkruan se 20 vjeçari ishte një djalë inteligjent, një njeri I ndrotur që nuk kishte shumë marrëdhënie të mira me miqtë e tij, pasi shpesh shokët talleshin me të.  Ish shoku i tij në liceun Newton tregoi se ai qëndronte i ulur shumë pranë derës dhe priste me padurim  përfundimin e orës së mësimit.  E folura e tij me probleme e bënte shumë nervoz kur përgjigjen në klasë për pyetjet e mësuesit.Gazeta “The New York Times” në shkrimin e saj e cilëson 20 vjecarin si një njeri të turpshëm dhe që nuk i pëlqente fotografia.   Adam  Lanza nuk ishte si shokët e tij, me një  profil në rrjetin social Facebook dhe deri  mëngjesin e të premtes nuk kishte bërë ndonjë shkelje ligjore.Ajo që duket se e ka rënduar më tepër të riun sipas mediave amerikane është  divorci i prindërve në vitin 2008.  Çifti kishte 17 vite martuar, por pas divorcit babai i tij Peter Lanza ishte larguar për të krijuar një failje tjetër, ndërsa Adam jetonte me nënën e tij.