Të armatosur dhe me maska, dy persona grabisin argjendarinë në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 22:52
Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 në lagjen Luigj Gurakuqi pranë stadiumit. Personat në fjalë pasi kanë hyrë në dyqan kanë kërcënuar punonjësit dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterishë dhe më pas janë larguar.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të bëjë ndalimin e tyre, megjithëse ka bërë të ditur se i ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e tyre. Në orët e mbrëmjes janë organizuar disa operacioni kontrolli për kapjen e autorëve, ndërkohë që hetimet kanë nxjerrë përfundimin se në argjendari janë grabitur sende me vlerë të konsiderueshme monetare.