Rezoluta çame, Idrizi: Nëse PD nuk e voton PDIU del nga qeveria, unë nga politika

Vetëm pas më pak se 6 muaj nga hera e fundit që ishte i ftuar në Tonight Ilva Tare, ku vuri dhe bastin se do largohej nga politika nëse nuk miratohej rezoluta came, Shpëtim Idrizi kthehet sërish në Tonight tashmë me rezolutën e dorëzuar në Parlament por sërish me bastin në lojë dhe madje me një paralajmërim edhe për partinë me të cilën është në koalicion.Nuk është cështje votash, tha kreu i PDIU, por një amanet i të parëve të tyre, për të vënë në vend të drejtat themelore të njerëzve,  ndërsa foli edhe për zgjedhjet 2013, ku deklaroi se PDIU del në koalicion, duke vënë si kusht kryesor për partinë që do ti bashkangjitet votën pro rezolutës  came. Intervista e plotë vijon si më poshtë:Pse tani rezoluta çame, kishit frikën e largimit nga politika?Besoj se do rri gjatë në politikën shqiptare, rezoluta came ka qenë  e punuar prej kohësh me ekspertë, është e mirëmenduar, dhe e projektuar mirë, ka parasysh të gjitha të dretat e camëve.Rezoluta është e paralajmëruar, ka qenë primare në programin tonë. Ka shumë arsye që pse tani. Një rezolutë e ngjashme u hodh në 2004, u rrëzua, por sot kuptoj që ishte një truk pasi ajo u fut për votim pa koriumin në parlament. Sot shqipëria nuk është ajo e 2004, jemi në NATO, lëvizim lirisht. Ka ndërkombëtarizim të cështjes came, mbi të gjitha edhe partitë politike cështjen came e kanë në programin e tyre. Donte një kohë paraprake, por pse jo edhe në kuadër të 100 vjetorit është momenti oportun që kjo rezolutë në nderin e parlamentit të miratohet.Mënyra si e keni bërë me një lloj nxitimi duhet paksa naive dhe jo serioze, ckoment keni?Rezoluta ka qenë në tre vjet në artikulimin tonë politike si një nga qëllimet kryesore në mandatin e PDIU. E drejta e pronës trashëgimisë, kujtesës, historisë, cështja came nuk është cështje pronash por një amanet shumë i madh i të parëve tanë.Ata që janë gjallë na thonë na mundësoni ta shohim Çamërinë edhe njeherë.Çdo njërin nga ne e ka shënjuar emri cam. Sa i përket të drejtës dhe trashëgimisë është një nga të drejtat më themelore të njeriut. Ti s'mund të diskriminohesh për shkak të kombësisë dhe s'mund të ndalohesh të zotërosh pronën tënde. Ka rekorde për sipërfaqe që ne jemi pronarë, prona, shtëpia, kemi gjithë dokumentat tona. Gjatë '44-'49 janë regjistruar si refugjatë lufte, janë të shënuara gjithcka që kemi lënë pas. Nuk është punë pasurie, por e drejtë themelore e mohuar, ka ndodhur genocid. Është një ligj në parlament që e njeh genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.Lëvizja Çame e ka quajtur rezolutën një makiazh për vota elektorale?Në dijeninë time është një fondacion i rregjistruar në gjykatë, është një lapsus i tyre, mendoj se ata po aq sa unë kanë interes që rezoluta të kalojë në parlament.Është një rezolutë që është konsultuar dhe hartuar me ekspertë ndërkombëtarë.Do të vlerësoja këdo që do të na ndihmonte me mendimin dhe ekspertizën e tyre. Sa i përket votave nuk e kuptoj se një fondacion cam do kishte dicka kundër që PDIU të merrte vota. Mirëpres cdo fondacion të qartë shqiptarë të camërisë apo jo që aspirojnë për cështjen came dhe zgjidhjen e saj.Rezoluta-çame është lënë në kuvend e do kaloj për miratim në kuvendin popullor. Sa dot prisni ju?Rregullorja e parlamentit ka afat që ta miratojë, smund ta lejmë mbas zgjedhjeve.Mund të jetë një muaj 2muaj apo më shumë, megjithatë kjo svaret nga ne por mbasi të mbaroj buxheti projekti do hyjë në komisione e ne do insistojmë që brënda janarit të miratohet.A pati reagime në parlament shfaqja e këtij projekti?Në parlament kaq shumë deputet, ne kërkojmë që ky projekt të miratohet.Kërkesat tuaja në rezolutë duken të vështira për tu arritur, madje gati të pamundura, a mund të më thoni deri kur do arrihen kto kërkesa?Rezoluta ka një relacion dhe një dosje argumentash, faktesh që do ti japim edhe në parlamentin shqiptarë e do miratohen.Jemi përgatitur që të arrihet e të miratohet ky projekt, ne jemi gati të marrim parasysh çdo argument që qëndron e të japim për cdo të dhënë mbrojtjen tonë.A është realiste kërkesa për heqjen e luftës?Rezolutën çame do ta quaja rezoluta e fqinjësisë së mirë sepse e kemi komshi popullsin greke dhe duam të heqim mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës, sepse bëhet fjalë për pronat e shqiptarëve në shtetin grek.Ministri i jashtëm i qeverisë shqiptare nga ku un marr shkas ta falenderoj, ka kërkuar që të hiqet ligji i luftës, dhe kjo gjë është normale. Kemi dëgjuar që ky ligj nuk ekziston, por kjo nuk është e vërtetë.Ligji i luftës ka të bëjë me faktin që dy vendet tona nuk e kan cenuar nj-tj pas luftës së dytë botërore, dhe në 1940 Greqia u sulmua nga Italia në këtë vit. Në vitin 1971 vendosja e marrdhënieve diplomatike, në traktatin e miqësisë ranë pretendimet territoriale, ne e njohim sovranitetin midis dy vendeve.Heqja e ligjit të luftës ndihmon dy vendet tona.Pjesa e njohjes së gjithë të drejtave të camëve, ju duket e mundshme?Ne me shtetin grek e kemi një trakt miqësie. Ne kërkojmë të hiqen pengesat nën frymën e traktatit të miqësisë, po kështu Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur konventën europiane të  të drejtave të njeriut, që thotë të mos diskriminohesh për shkak të kombësisë, të njohësh pronën e tjetrit. Nën këtë frymë kërkojmë angazhimin e dy shteteve për ti dhënë zgjidhje problemeve, kuadri ligjor është plotësuar. Shqiptarët e Çamërisë në momentin që janë larguar nga Greqia është ushtruar genocid ndaj tyre.në momentin që shqiptarët e camërisë morën nënshtetësinë shqiptare jashtë vullnetit të tyre u trajtuan nga ligji i luftës. Më pas është bërë një amnisti në Greqi por vetëm për shtetasit grekë. Vullnetet janë ekziston preambula, konventa e të drejtave e mbështet. Mundet që të mos gjesh vullnet nga Greqia, qeveria shqiptare tu drejtiohet gjykatave ndërkombëtare për zgjidhjen e saj.Kur jemi tek pala tjetër, Greqia nuk e njeh cështjen came, jeni i pavetëdijshëm?Unë po i citoj palës tjetër presidentin Papulias i cili ka ardhur në shqipëri si misistër i jashtëm ku thotë se tema e camëve është shumë e hidhur duhet të kalojnë disa breza që ne të merremi me  këtë cështje, dhe kjo ka ndodhur para 20 vitesh. Ndërkaq kryeminsitri Meksi i kësaj kohe e ka kërcënuar se do ta cojë në Hagë këtë cështje.Presidenti Moisiu e ka hapur në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtë cështje.Ne pranadaj u bëmë dhe parti politike, cështja came ka qenë dhe është cështje e të drejtës. Unë do ta quaja rezolutëbn e fqinjësisë së mirë, kjo nuk bëhet nëse nuk zgjidhen konfliktet e vjetra.Ata kanë deklrauar se mbështesin Shqipërinë por lidhur me këtë cështje janë shprehur se duhet të mendohen mirë nëse duan ta hapin?Ne skemi marrëdhënie të mira realisht, ka edhe në Greqi forca nacionaliste që bëjnë presion, ne duam të kapsulojmë këto vatra dhe ti kthehemi qytetarisë. Ne shumë herë jemi autokopliksuar. Lidhur me ekzistencën e cështjes came kushdo mund të drejtohet në gjykata, pronat janë marrë enbllok dhe do të zgjidhen si të tilla. Ka një argument tjetër, për shkak se ne kemi qenë kompleksivë lidhur me këtë cështje, sot po merren të gjithë dhe rezoluta është akti i parë. Jam i bindur se kjo rezolutë që është e hapur për cdo argument do jetë hapi i parë i shtetit shqiptar për tu marrë me këtë cështje. Kostoty do të jenë më të mëdhaja nëse nuk merren vesh për tu realizuar, po u them njerëzve të mos tremben nga grekët. Nëse ka një palë të interesuar të mos vejë veton për cështjen came është shteti grek, se do ta ndërkombëtarizonte aq shumë sa ju do të habiteshit. Nëse për emrin e Maqedonisë ka një kontekst historik për ne nuk ka. Ne smund të paragjykojmë Greqinë, që ta shohim si një shtet antieuropian. Kjo botë ka ndërtuar institucione, janë të gjitha forma legale jo armiqësore, nëse ka një gjë që duhet të sqarojmë është ligji i luftës.Ne që jemi grekë dhe jetojmë në Himarë cfarë duhet të bëjmë thotë një teleshikues?Këta zotërinjtë bëjnë mirë që janë në tokat tona, skam paragjykim, parlamenti shqipatr ka bërë një ligj për tu dhënë prona, të rrinë aty në punë të vetë, smudn të më tregojë mua arat. Unë dua pronën time, të shkoj aty, spo kërkoj ndryshim kufinjsh, pokërkoj që raportet tona të jenë cështje reciprociteti. E drejta nuk vdes është cështje kohe.Cilat do jenë pasojat mes dy vendeve, i keni marrë parasysh?Është një lloj autocensure që i bëjm vetes. Për shkak të drejtës që kemi dhe pamundësisë që ka Greqia, ne jemi shumë afër Europës, nuk mund të ndodhë si në 92-93 që mund të sillet dhe mund të përzejë cdo shqiptar. Nuk është më sot shqiparëi pa zë, kjo është cështje e të drejtës, është dinjitet.Preambula është traktati i miqësisë është, të ulemi dhe ta zgjidhim.Po nëse nuk miratohet rezoluta, do dilni nga qeveria?Varet kush s'do ta votojë. Ne besoj që kemi bërë një punë të mirë, me asistencë të huaj, është bërë një studim i madh fizibiliteti, është një rrugë juridike me vullnet politik për ta zgjidhur.Të jeni të sigurtë që nëse do isha i bindur se nuk do votohej nuk do ta kisha dorëzuar në Parlament.Pse dy partitë e mëdha s'kanë bërë ndonjë deklaratë që do ta miratojnë?Do të sihte e padrejtë dhe pandershme nëse do të kërkonim mbështetjen e një pale apo të një tjetre, ne kërkojmë ndërgjegjen e 140 deputetëvetë Kuvendit.Nese PD se miraton c'do bëni?Në sekondë do dalim nga qeveria, nuk do të jemi me atë forcë, as në zgjedhje as në qeveri, kjo vlen dhe për PS. Ne u kemi lënë të gjithë kohën e duhur, në momentin që vjen me argument presim ta votojnë të gjithë.Sa garanci keni që edhe nëse miratohet do të zbatohet?Lidhur me atë të dënimit të krimeve të komunizmit nuk është një cështje që e bën krenar këtë parlament. Duket që ska pasur vullnet politika e këtyre 20 viteve. Është ngritur një komitet që po merret me evidentimin e krimeve të komunizmit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar shumë që cështjen came ta bëjmë cështje të gjithë shqiptarëve, kjo ka qenë arsyeja që na bëri si PDIU të zgjerohemi në vota nga Tropoja në Konispol.Premtimet që i keni dhënë elektoratit tuaj për futje në bashkëqeverisje me PD, për rezolutën dhe diasporën nuk janë realizuar akoma, pse?Ne do të jemi gjithmonë pranë mazhorancave. Kërkesa themelore ka qenë rezoluta came, kemi kërkuar dhe është e rëndësishme ndërtimi i varrezave të Kllogjerit, kanë mbaruar procedurat dhe do të bëhen, kemi kërkuar. Kemi punuar për të krijuar një institucion ku shqiptarët në emigracion do të kenë ku të drejtohen.Jeni i kënaqur?Jemi të pakënaqur, do të kënaqemi nëse miratohet rezoluta. Kemi qenë një zë adekuat jo vetem për Camërinë por të gjithë shqiptaret në trevat shqiptare.Mund të bëni një koment për qeverinë?Marrëdhëniet interaktive, konsensusi pozitë-opozitë është i domosdoshëm. Jemi e vetmja klasë politike që zgjidhim dot një krizë më të vogël pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Do doja të ishte bërë më shumë në shëndetësi, arsim e me radhë. Lidhur me ekonominë përtej kritikave për borxhin është deri diku e justifikuar për gjendjen në të cilën ndodhemi por si ekonomist do të bëja një shpërndarje më të mirë të investimeve për të bërë të mundur kthimin e kapitalit. E meta më e madhe është që tashmë ne kemi nevojë një ekonomi të studiuar. Ekonomia jonë ka nevojë ti japë një shpjegim adekuat se kush është profili ekonomik i Shqipërisë, turizëm, korridore? Nuk mund të rrimë në një ekonomi apo biznes kompetitiv, ka nevojë për një afri të madhe të qeverisë me biznesin për tu zhvilluar.Nuk ju duket problem humbja e statusit?Ne jemi partia e patriotizmit pragmatist shqiptar, i kemi bërë thirrje edhe Presidentit për tryezë partish. Nuk mund të rrimë ne me vullnet tonë prapa Serbisë dhe shteteve tjera.Nuk ishin vetëm tre ligjet, kishte dhe kërkesa tjera, e ka thënë edhe Ambasadorja gjermane?Nga KE na janë dhënë vetëm këto tre kushte.  Një politikë që sgjen gjuhën për tre ligje të kapërcyeshme smund të ecë në drejtimin e duhur. Nëse flet për luftën kundër korrupsionit ka përgjegjësi qeveria, nëse flet për kalimin e tre ligjeve pa dyshim që ka përgjegjësi dhe opozita.Jeni parë si i afërt me Ilir Metën, cfarë po ju bashkon, krijimi i një poli të afërt?Kemi qenë të angazhuar për të njësuar një dakordësi politike për njohjen e cështjes came. Ka pasur një reagim pozitiv dhe nga PS, e cila e ka pjesë të programit të saj. Unë jam aq i barazlarguar dhe i afruar aq sa duhet, së pari për të parë kauzën time. Meta ka qenë më i afërt për këtë cështje, sidomos pas vizitës së zotit.Panariti në Greqi.Cfarë pritshmërish keni në këto zgjedhje?Ky komunitet sa kompakt është aq dhe valon nga kërkesat që ka. Kushdo që mendon se do të kontribuojë jo vetëm me kritika por me alternativa është e lutur dhe e mirëseardhur. Cdo lëvizje dhe fondacion që mendojnë se mund të krijojnë iluzion carje skanë për të arritur asgjë, por do vinë vërdallë. Të bësh parti 6 muaj para zgjedhjeve nuk realizon dot gjë. Në llogaritë tona për shkak të sistemit ne do tentojmë për 5 mandate në pesë qarqe ku kemi përqëndrimin më të madh. Edhe kur PDIU mori 15500 vota arriti në 2009 të merrte 2 deputet. Por bashkimi i dy partive dhe pesëfishimi i rezultatit na bën të  mendojmë për 5 mandate. Besoj se do dalim në koalicion, jo vetëm. Nëse ka ndonjë merak, i ftoj partitë të votojnë rezolutën dhe të marrin edhe ato vota nga komuniteti cam.Keni tentuar të merrni meritat për rezultatin e censusit, ishit realist?PDIU prej dy vitesh para censusit ka qenë aktive për ta sjellë në format real, për të dhënë të dhëna reale. Ne ndërhymë me amandamentet tona që edhe përgjigjet fakultative të ishin të drejta. Më vjen keq që dolën kaq pak grek, duhet të ishin më shumë, një pjesë e tyre janë emigrant. Kemi marrë një tur në gjithë Shqipërinë, u kemi bërë thirrje shqipatërve të deklarohen, më vjen shumë mirë, më vjen keq për grekët që kanë dalë kaq pak.AK  ka deklaruar se do bëjnë një census tjetër edhe për camët në 2013. Po referendumin do e mbështesni?Mund ta bëjne, mos të lodhen i kam gati të dhënat lidhur me pronat e camëve. Arvizuterapia është përgjigjja më e duhur. U bë një referendum në Kosovë për bashkimin me Shqipërinë dhe mbeti në letër pavarësisht rezultatit.Po kështu dhe në Iliriagën në Mal të Zi. Kjo duhet bërë përmes një rruge ligjore, përafrimit të një sërë fushash, ne duhet të ecim por faktori ndërkombëtar duhet të jetë me ne, si një energji mbështetëse.Ckoment keni mbi deklaratën e Arvizus?Ajo vlen për të gjithë. Nacionalizmi nuk është i shëndetshëm për Shqipërinë, patriotizmi po.Shtetesia, projekt i mire, i keq?Jam dakord. Të gjithën shqiptarët kudo që janë të marrin një pasaportë nëse e duan.Do i qëndroni deklaratës së tërheqjes nga politika nëse nuk miratohet rezoluta.Unë i qëndroj rezolutës dhe deklaratës sime që nëse nuk miratohet, do të tërhiqem nga politika jo për fajin tim por si protestë që kjo cështje të marrë zgjidhje. Por do të mbështes fort politikisht PDIU në zgjedhjet 2013 për të marrë ato 5 mandate që ju thashë.