Zjarr në një biznes privat, digjet dyqani i elektroshtëpiakeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 20:03
Një biznes privat që tregtonte artikuj elektroshtëpiake pothuajse është shkrumbuar teksa është përfshirë nga flakët e një zjarri, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve që ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit, por pa mundur të shpëtojë gjë prej tij.Ndërkaq përvec dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një shkëndije elektrike.