Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë 115 vjeçe, vlerëson me çmim RTV Ora News si media partner
RTV Ora News rrëmben një tjetër çmim. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka dhënë RTV Ora News çmimin e mirënjohjes si media partner i këtij institucioni. Trofeun e çmimit Presidentit të rrjetit mediatik Ora News zotit. Ylli Ndroqi ia dorëzoi ish ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili e çmoi Ora News si një televizion lider në Shqipëri.Ndërsa Presidenti i Ora News tha se ky vlerësim merr një domethënie të vecantë pasi akordohet në 115 vjetorin e dhomës. Ai ia dedikoi çmimin stafit të Ora News që bën një punë të palodhur për të pasqyruar lajmin minutë pas minute.I pranishëm në ceremoni, zv. kryeministri Edmond Haxhinasto kërkoi që të vijojë te jetë kontribues në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, ftesë që mori menjehere përgjigje pozitive nga kreu i kësaj dhome.Dhoma e Tregtise dhe Industrise ka jetë më të gjatë se sa shteti shqiptar, pasi 13 dhjetori shënoi ditelindjen e 115 të saj. Për të festuar në një mbremje gala ishin të ftuar, ministra, deputetë dhe sipërmarrës të njohur në Shqipëri.