Bashkia nis kontrollin e çmimeve, Vasili: Deri tani nuk ka asnjë abuzim

Çdo konsumator i cili përballet me rritjen abuzive të cmimeve, apo nuk merr shërbimet e duhura, mund të denoncojë online në ëebsiten e bashkisë së Tiranës.Task-forca e ngritur pak ditë më parë nga Bashkia e Tiranës ka vijuar monitorimin e çmimeve në tregjet e kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, në tregun e pazarit të ri tha se nuk është konstatuar deri tani asnjë rritje abuzive e çmimeve.Nga ana tjetër, Vasili tha se inspektimet do të vazhdojnë intensivisht, ndwrsa bëri publik edhe numrin e telefonit 2274774 dhe adresën [email protected], ku qytetarët në çdo kohë mund të bëjnë denoncime, në rast se konstatojnë abuzime me çmimet që publikohen periodikisht, nga Bashkia e Tiranës.“Situata është pozitive, pasi shifrat e tregojnë këtë gjë. Fakti që sot kemi përfundimisht çmime të afishuara në të gjithë tregun, lehtëson monitorimin dhe i bën të gjithë aktivë, për të qenë pjesë e këtij monitorimi. Për çdo eventualitet dhe situatë të krijuar, kemi miratuar edhe mundësitë alternative, ngritjes së një tregu alternativ, i cili do të jetë në hyrje të stadiumit “Dinamo”, një ambient tepër i gjerë, ku në rast se do të lindë nevoja, do të ngremë ashtu si edhe një vit më parë një treg alternativ, i cili garanton që çmimet të jenë nën kontroll të plotë, në mënyrë që qytetarët të mos përballen në asnjë rast me abuzivitetin dhe shpërdorimin, në kurriz të tyre” – theksoi mw tej zv/Kryetari Petrit Vasili.I pranishëm ishte dhe përfaqësuesi i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit. Organizata ka marrë përsipër që të sjellë sa më shumë raportime nga konsumatorët, raste abuzimi në treg që kanë të bëjnë me çmimet.