Itali / Roma, kohë rinovimesh...gati Pjaniç dhe Garcia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2014, 11:59
Tek Roma janë duke menduar për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit "verdhekuq" kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratave.Dy të parët janë trajneri, Rudi Garcia dhe mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç. Të dy këta shihen si pjesë e projektit të Romës për të ardhmen.Trajneri francez është ai tek i cili do të besohet ndërtimi i një ekipi të madh. Garcia ka treguar se tek Roma është përshtatur mjaft mirë dhe dëshira e tij është që të vazhdojë ende me klubin kryeqytetas.Gjithashtu dhe Pjaniç shihet një futbollist tek i cili mund të mbështëten për projektin e tyre. Firma mbi kontratë për këta të dy është vetëm çështje ditësh.