Mbyllet sfida, Atletiko Madrid - Chelsea 0-0, londinezët bëhen "mur"
Ka përfunduar me rrjeta të paprekura dueli i parë i gjysëmfinaleve të Champions League. Ndeshja mes Atletiko Madrid dhe Chelsea është mbyllur në shifrat 0-0.Rezultat ky që i shkon më shumë për shtat anglezëve të Chelsea por megjithatë çdo gjë mbetet e hapur për në ndeshjen e kthimit.Një ndeshje e dominuar totalisht nga Atletiko. Ekipi i Simeones sot ka sulmuar gjatë 90 minutave pa pushuar, por mbrojtja e Chelsea ka qenë në një ditë shumë të mirë duke mos pësuar as edhe një gol.Edhe vetë tekniku i Chelsea, Joze Mourinho si duket kishte organizuar ekipin e tij që në këtë përballje të mos pësonte as një gol dhe ia arriti qëllimit.Nga ana tjetër Atletiko, pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme nuk mundi t'i shënonte gol kundërshtarit.Sulmuesi Diego Costa së bashku me pjesën tjetër të ekipit kanë bërë çdo gjë të mundur për të realizuar por pa rezultat.Gjithçka e hapur për ndeshjen tjetër ku spektakli është i garantuar, pasi nga sfida e parë nuk mësuan asgjë.