Murinjo: Çelsit nuk i kam borxh Ligën e Kampionëve
Trajneri portugez i Çelsit ka folur për mediat para takimit të parë të vlefshëm për gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Atletikos.“Ky është një takim i gjysëmfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe siç mund ta shikoni nga numri i njerëzve në sallë, interesi për këtë ndeshje është shumë i madh. Çdo futbollist dhe trajner ëndërron të marrë pjesë në një ndeshje të tillë.Nuk do t’ju flas për cilësitë e Atletikos pasi atë gjë e kam bërë me futbollistët e mi. Nuk ka ekip që të arrijë gjysëmfinalet e këtij kompeticioni pa qënë një ekip shumë i mirë ndaj edhe ata nuk bëjnë përjashtim. Ne i kemi studiuar dhe analizuar.I kam parë të luajnë shumë herë. Pasi shorti na i vuri përballë I kam parë edhe me më shumë kujdes. Në këtë mënyrë jam munduar tu jap lojtarëve të mi një ide se çfarë është e aftë Atletiko të bëjë. Çdo ekip që lufton për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve është një ekip i rëndësishëm.Çelsit nuk i kam ndonjë borxh sa i përket Ligës së Kampionëve. Unë kam bërë më të mirën si gjithmonë, por ka raste kur fiton dhe ka raste kur humb.”