Itali / Milan, rikthehet El Shaarawy: Dua botërorin

Pas katër muajsh mungese, sulmuesi i Milanit, Stefan El Shaarawy, është rikthyer në fushë edhe pse me ekipin e të rinjve të drejtuar nga Filipo Inzagi.Hyrja e tij në lojë ishte e rëndësishme, pasi në fillim italiani dhuroi pasimin për golin e dytë të Milanit dhe në fund arriti të fitonte dhe një penallti.Pas ndeshjes El Shaarawy foli shkurtimisht: “Stërvitja ime e parë me skuadrën ka qenë me të vërtetë emocionuese, pasi shumë persona më kanë qëndruar pranë. Kam kaluar disa muaj shumë të vështirë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që u riktheva të luaj.Po bëj çmos për t’u rikthyer sa më shpejt në skuadrën e parë. Mezi po pres momentin për t’i dhënë një dorë Milanit për t’u kualifikuar në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Megjithatë po mendoj edhe për kombëtaren pasi dua të jem në botëror.