Çerekfinalet e Konferencës së Lindjes në NBA
Janë zhvilluar mbrëmë 3 takime të vlefshme për çerekfinalet e Konferencës së Lindjes në Kampionatin Amerikan të Basketbollit.Surprizën e ka bërë skuadra e Washington Wizards e cila ka fituar në United Center të Chicagos duke e dërguar serinë në 2-0 në favor të saj.Një takim mjaft i luftuar i cili u zgjidh vetëm në shtesë. Vendimtar për Wizards ishte Bradly Beal me 27 pikë të shënuara, ndërkohë problemi më i madh i Bullsave këtë sezon ka qënë shënimi i pikëve ku dihet se Chicago është perfekte në mbrojtje por kur vjen puna për të shënuar shpesh herë gjen vështirësi. Rezultati final ishte Wizards 101, Bulls 99. Gjithçka tashmë zhvendoset në Verizon Center të Washingtonit për takimin e 3-të të kësaj serie.Barazon serinë Indiana. Nuk ka histori në këtë takim pasi Pacersat e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund të udhëhequr nga 27 pikët e Paul George. Nuk i mjaftuan Atlantës 19 pikët e Paul Millsap, Rezultati përfundimtar ishte 101-85 për Indianën.Në Air Canda Center skuadra vendase e Torontos mposhti 100-95 Brooklyn Netsat e Jason Kidd. Protagonisti kryesor i takimit ishte DeMar DeRozan me 30 pikët e tij. Joe Jonhson dhe Williams ishin më të mirët për miqtë por paraqitja e tyre nuk mjaftoi për ta dërguar serinë në 2-0. Të premten do të zhvillohet takimi i 3-të në Braclays Center të BrooklynMbrëmë është shpalluar edhe trajneri më i miri i vitit në NBA, ai është tekniku i San Antonio Spurs Greg Popovich. San Antonio ishte skuadra më e mirë e sezonit të rregullt me 62 fitore dhe 20 humbje dhe merita kryesorë i takon pa diskutim trajnerit Popovich. Pas tij u renditën Hornacek i Phoenix dhe Thiboudeu i Chicago Bulls.