Angli / Nga Conte tek Klopp, ja trajnerët që kërkon Man United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 14:38
Klubi më i madh në Angli aktualisht ka mbetur pa një trajner që pas largimit të David Moyes.Drejtuesit e "djajve të kuq" janë hedhur në sulm për të afruar në krye të ekipit një trajner me shumë përvoje dhe të jetë i zoti të marrë për dore ekipin dhe ta çojë drejt sukseseve.Në orbitën e tyre ka shumë emra të cilët shihen si të preferuar dhe favoritë. Ata që udhëheqin këtë listë janë: Conte, Klopp, Simeone, Van Gaal, por nuk përjashtohet dhe mundësia Giggs.Emri më i bujshëm është ai i Joze Mourinhos, por vështire se ky trajner do të pranojë të lerë Chelsea.